Nishani e ‘godet’ Ramen: Pajtimin me Serbinë duhet me udhëheqë Kosova!

Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, presidenti i Shqipnisë, Bujar Nishani, ka thanë se Serbia po tenton me shmangë dialogun me Kosovën dhe me intensifikue marrëdhaniet me Tiranën zyrtare, në mënyrë që me këta të fundit të flas për Kosovën.

“Ka nji platformë të Serbisë për ta shmang nga agjenda e tyne negociatat me Kosovën dhe besoj që strategjia e tyne asht e qartë, për me u fokusue në marrëdhaniet me Shqipninë dhe për me justifikue se këto marrëdhanie përbajnë marrëdhaniet e tyne me shqiptarët”, tha Nishani.

Madje, lidhum me procesin e pajtimit shqiptaro-serbë, Nishani thotë se këtë duhet me udhëheq Kosova.

“Këtë proces, quajeni pajtim, quajeni intensifikim, koordinim ose respekt të ndërsjellët, në gjykimin tim duhet me udhëheq Kosova”, tha ai.