Nishani mbështet protestën kundër vandalizmit në Parkun e Liqenit

Kryetari i Tiranës Presidentin e Republikës së Shqipnisë, priti dje në zyrën e tij nji grup të aktivistëve të shoqnisë civile që po protestojnë kundër ndërhymjeve në Parkun e Liqenit Artificial.

E për me e theksue mbështetjen e tij ndaj protestës qytetare, Presidenti shkoi personalisht mes protestuesve sot në drekë, ku ia dha përgjigjen edhe Erion Velisë.

Madje, Presidenti vijoi me akuza, tu’ thanë se Tirana asht kthye në nji qytet të pabanueshëm, ku edhe lulet u zavendësuen nga betoni.

Nishani tha se ndaj Parkut po bahet vandalizëm i papranueshëm, derisa i inkurajoi aktivistët që mos me u dorëzue e mos me u lodhë në lëvizjen e tyne për emancipimin e qytetarëve.