Nishani në takimin me nxanësit e Luginës së Preshevës bani thirrje me u mbrojtë interesat kombëtare nga Qeveria

Presidenti i Shqipnisë, Bujar Nishani priti sot mbasdite në Institucionin e Presidentit të Republikës nji grup nxanësish dhe mësuesish nga Lugina e Preshevës: Nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegjë, të cilët kane shkue në Shqipni për visitë disa ditpre me ftesë të veçantë të Kreut të Shtetit.

Mbasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen në Institucion, Kreu i Shtetit theksoi se: “në këtë takim dëshiroj t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time personale, por edhe atë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për shqiptarët e Luginës për gjithçka ju dhe mbarë shqiptarët kanë arritur me punë dhe sakrifica të ruajnë dhe të mbajnë të pandryshuar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor”.

Presidenti shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale, dhe bani thirrje për nji angazhim ma të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të Kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Pjesëmarrësit në takim, falenderuan Presidentin Nishani për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë dhe vllaznore, dhe theksuen se ky takim i parë dhe historik për ta me nji President shqiptar i frymëzon ma tej për me vijue me misionin e tyne të naltë atdhetar të mësimdhanies.

 

nishani nishani1