Nishani për kanabisin e jep nji lajm prej Shkodre!

Presidenti Bujar Nishani, nga qyteti i Shkodrës, ka folë mbi situatën e kanabisit që ka perfshi Shqipninë.

Në fjalën e tij Nishani ka theksue se kanabisi asht nji fenomen i përmasave të mëdha që ofron kriminaliteti, tue e largue qytetarin nga prodhimtaria.

Kreu i Shtetit bani gjithashtu me dije se ka me thirrë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për me përballue luftën me kanabisin.

Presidenti Nishani ishte në nji ligjeratë të hapun në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku ngriti shqetësimin mbi nivelin e naltë të korrupcionit në vendin tonë, tue nënvizue se po damton Shqipninë.

Tue fol për integrimin, Nishani u shpreh se Shqipnia e meriton hapjen e negociatave me BE.

“Gjykoj se Shqipnia e meriton hapjen e negociatave. Procesi i zgjanimit të BE’s duhet me vazhdue. Të mos bahen diferenca me vendet e tjera të rajonit”.

Nishani shtoi ma tej se “e drejta e pronës asht katandis keq, tue u ba objekt debatesh politike”.