Nishani: Zgjedhjet e lira dhe largimi i kanabisit, prioritetet për integrimin!

Në nji pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e Pamvarësisë së Shqipnisë, Presidenti Bujar Nishani ka theksue se alternativa e vetme e vendit mbetet integrimi në Bashkimin Europian.

Që kjo me u ba e mundun, u shpreh kreu i shtetit, duhen përmbushur dy sfida kryesore gjatë muejve në vijim.

Ato janë zgjedhjet e lira në Qershor 2017 dhe me ju dhanë fund kultivimit të kanabisit në vend.

Sa i përket kësaj të fundit, Presidenti e ka quejt nji rrezik që kercënon t’ardhmen e vendit dhe që duhet të zgjidhet sa ma shpejt.

“I ftoj të gjitha palët politike që sa ma shpejt me ba reformën zgjedhore. Vendi e ka të pamundun me u ballafaque me zgjedhje të cënueme dhe kontestueme. Shpreh besimin se Shqipnia dhe institucionet kanë me ditë me u ngri në naltësinë e sfidave të bashkëkohësisë.

Gëzuar festën e Pamvarësisë. Rroftë flamuri kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipninë. Gëzuar”, u shpreh Presidenti i Republikës Bujar Nishani.