Nisin bisedimet për lirimin e Thaçit nëpërmjet zyrës së BE’s

Ministria e Punëve të Mbrendshme asht tue zhvillue negociata me zyrën e Bashkimit Europian në Beograd për lirimin e drejtorit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili u arrestue mbramë në hymje të Serbisë.

Lajmin për fillimin e bisedimeve e ka konfirmue për Gazetën Express zavendësministri i Punëve të Mbrendshme, Milan Radojevic.

Radojevic, ka thanë se nuk mund të jepen informata të tjera lidhun me këtë çashtje për shkak të ndjeshmënisë dhe se ende nuk ka diçka konkrete lidhun me këtë çashtje, por që për lirmin e Thaçit janë tue punue Ministria e Punëve të Mbrendshme në Kosovë si dhe zyra e BE’s në Beograd.

“Ministria e punëve të mbrenshme asht tue zhvillue bisedime me zyrën e BE’s për lirimin e Nehat Thaçi. Nuk mund të japim informata të tjera lidhun me këtë çashtje për shkak të ndjeshmënisë”, ka thanë Radojevic.