Nisin gërmimet për varrezën e dyshueme n’oborrin e UP’s!

Gërmimet për varrezën e dyshueme n’oborrin e Universitetit të Prishtinës kanë fillue sot në mëngjes.

Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka fillue gërmimet afër kishës ortodokse që gjendet n’oborrin e UP’s.

Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, ka thanë se ka dyshime se bahet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare.

Në punimet n’oborrin e Universitetit ka marrë edhe delegacioni nga Serbia për me përcjellë zhvillimet.

Punimet kanë me u zhvillue mbrenda dy ditëve dhe nëse gjenden mbetjet mortore, punimet e makinerisë së randë do të pushojnë, ka thanë Gërxhaliu.