Nisin hetimet ndaj atyne që jau dhanë mediave incizimet e burgut

Ende pa u ba dy orë që avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka paraqitë kallxim penal ndaj personave përgjegjës që shpërndan pamjet e kamerave të sigurisë ditën kur vdiq Astrit Dehari, Prokuroria e Shtetit asht aktivizue për me i hetue ata.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Gashi ban të ditun se prokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, i ka dhanë përgjigje pozitive për kallximin penal që si përfaqësues ligjor i familjes Dehari paraqiti në Prokurori.

“Pas ushtrimit të kallëzimit penal kundër personave përgjegjës për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht”, ka njoftue Gashi.

penal