Nisin hetimet për listat e veteranëve të UÇK’s

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, nëpërmjet nji njoftimi për medie, ka ba të ditun se në bazë të autorizimeve ligjore që ka, ka kërkue nga Prokuroria kompetente, fillimin e grumbullimit të informatave të nevojshme për me përcaktue nëse ka vend për inicimin formal të hetimeve, në lidhje me rastet individuale të keqpërdorimeve eventuale që kanë mundë me ndodhë gjatë hartimit të listave të veteranëve të UÇK’s.

“Mandej mvarësisht nga grumbullimi i informatave ka me u përcaktue nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë së Shtetit.

“Ky hetim nuk ka të bajë me ata persona që kanë dhanë kontribut në UÇK, por ky hetim asht i drejtuem ndaj atyne individëve që kanë krye keqpërdorime eventuale tue dhanë dëshmi të rrejshme apo tue paraqitë dokumentacion fiktiv të falsifikuem për me përfitue statusin e veteranit të luftës. Nëse konstatohet nji gja e tillë, personat e caktuem kanë me u përballë me ligjin, pamvarësisht pozitës që kanë apo kanë mundë me pasë gjatë nji periudhe historike në të kaluemen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.