Nisin hetimet për serbin e arrestuem për krime lufte në Kosovë

Hetimi kundër Bogdan Mitrovic, i arrestuem nën dyshimin për krime lufte në Kosovë ka fillue dje dhe ka me përfundue më 22 Shtator, mbas së cilës kohë prokuroria e Prishtinës ka me vendos rreth asaj nëse paraburgimi i tij ka me u zgjatë.

Kështu ka thanë avokati i tij, Dejan Vasic, për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Simbas tij, hetimi i Prokurorisë Speciale në Prishtinë filloi me egzaminimin e dëshmitarit kryesor të prokurorisë, e që ka me vazhdue sot e deri me 22 Shtator.

Vasic deklaroi se Prokuroria mandej ka me vendosë nëse ka me zgjatë paraburgimin e Mitrovic’it, i cili skadon me 28 Shtator.

Shperndaje në: