Nisin shpronësimet për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Qeveria në detyrë nxori sot vendim për me shpronësue pronat e paluejtshme që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Nji vendim preliminar për shpronësimin e pronave të paluejtshme nga ka me kalue autostrada Prishtinë- Hani i Elezit asht nxjerrë sot nga qeveria në detyrë.

20 kilometrat e parë të kësaj autostrade u lëshuen në qarkullim në ditën e fundit të vitit 2016, ndërsa atëherë nga liderët institucionalë ky lëshim u konsiderue dhuratë e Vitit të Ri për qytetarët.

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit nisi m’u ndërtue në Qershorin e vitit 2014, e pritet me përfundue deri në fund të këtij viti.

Kjo autostradë, buxhetit të shtetit pritet me i kushtue 600 milionë euro.