Nisin votimet në Florida

Qendrat e votimit janë hapë për votim të hershëm në shtetin kyç të fushëbetejës elektorale, pikërisht në Florida ku Hillary Clinton dhe Donald Trump janë në nji garë të ngushtë me njani-tjetrin.

Ndërkohë, votimi i hershëm me postë ka fillue ne Florida disa javë ma parë, ku mbi nji milion njerëz kanë shprehë vullnetin e tyne.

Nji sondazh i CBS kallxon se Clinton ka nji epërsi të ngushtë me tre pikë ndaj miliarderit. Pra, simbas shifrave, ajo mban 46% të votave krahasue me 43% të Trump.

Miliarderi ka deklarue se nëse fiton në Florida, ai ka me fitue Shtëpinë e Bardhë./TCH