Nisma asht forcue me 50 anëtarë të rij

nisma.jpg

Mbasi ju larguen disa anëtarë nga Partia, Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt përmes nji kumtese për media, kanë njoftue se dega e tyne në Prishtinë asht forcue.

Degës së Nisma’s për Kosovën në Prishtinë ju bashkuen 50 anëtarë të rij.

Lexone njoftimin e plotë:

Në degën e Nisma për Kosovën në Prishtinë sot kanë aderue mbi 50 intelektualë të rij, profesorë universitarë, kuadra të shkolluem mbrenda dhe jashtë vendit.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj, anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Nisma’s.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, anëtarëve ma t’rij te Nismës në Prishtinë, ju ka urue mirëseardhje në shpinë e vetme socialdemokrate në vend, ate të Nismës për Kosovën.

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka falënderue anëtarët ma t’rij të Nismës në Prishtinë, dhe i ka ftue që me u angazhue s’bashku në fuqizimin e Nismës, subjektit që ka me sjell ndryshimin në vend.

Kryetari Limaj së bashku me kryetarin e Këshillit Jakup Krasniqi, dhe kryetarin e dëgës se Nismës në Prishtinë, Shyqiri Bytyqi, kanë nda edhe libreza anëtarësie për anëtarët ma t’rij të Nismës në Prishtinë.