Nisma: Buxheti antikushtetues. Naser Osmani: Nisma ja huqi

Kryetari i Komisionit: Nisma duhet me ditë se kur nji amandament nuk kalon, në fuqi mbetet i vjetri

Buxheti i vitit 2016 që u miratue me 14 Dhetor të vitit të kaluem në sallën alternative për shkak të protestës së partive opozitare dhe moslejimit të mbajtjes së nji seance normale, asht kontestue sot nga Nisma për Kosovë.

Faktin për këtë kontestim, Nisma e gjen te pjesa kur u ba plotësim-ndryshimi i ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësitë.

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovë, Bajram Ajeti tha se nga 5 amandametet e propozueme nga komisioni për buxhet asht abuzue me amendamentin e dytë.

Pra gjatë seancës kur erdhi çashtja të votohen amendamentet nji nga nji, amendamenti i dytë nuk kaloi sepse nuk i mori votat e nevojshme.

Pra siç shihet në këtë video, amandamenti i dytë i këtij ligji nuk ka kalue. Mirëpo edhe pse Nisma për Kosovë publikoi nji numër të madh të dokumenteve ku pretendon se janë ba shkelje ligjore, i kontaktuem nga Televizioni Rrokum, Kryesuesi i Komisionit për Buxhet e Financa, Naser Osmani nji deklarim i tillë nga nji parti parlamentare e cilëson si qesharake.

Simbas tij, Nisma për Kosovë duhej me e ditë se kur nji plotësim-ndryshim i nji amandamenti nuk arrin me i marrë votat e duhuna, atëherë në fuqi mbetet ai i vjetri.
Pra simbas deputetit Naser Osmani, kur nji amandament i ri nuk kalon,asht procedurë e rregullt që me mbetë në fuqi amendamenti i vjetri.

Mirëpo megjithatë, Nisma asht e bindun për nji shkelje të tillë, sa që ka kërkue prej Avokatit të Popullit me e çue këtë çashtje në Gjykatën Kushtetuese.

E nësë nji gja të tillë nuk e ban Avokati i Popullit, anëtari i Kryesisë së Nismës, Bajram Ajeti, tha se edhe vetë grupi parlametarë i Nismës ka me e marrë këtë iniciativë.