NISMA dje protestoi, e sot iu bashkue Vetëvendosjes

Nji ditë ma parë protestuan për rrximin e Qeverisë, largimin nga marrëveshjet e 25 Gushti si dhe për zgjedhje të parakohshme, por sot ish anëtarët e degës së Nismës për Kosovën nga komuna e Vitisë u bashkuen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë ata e banën të ditun përmes nji konference të organizueme për media.

Tu e ba me dije arsyet e kalimit në Lëvizjes, ish anëtari i Nismës, Arben Hajrizi, tha se seriozitet i këtij subjekti për me luftue të keqen i ka ba që ata sot të jenë pjesë e saj.

E kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se bashkimi i njerëzve në Vetëvendosje fuqizon Lëvizjen për me i kundërshtue marrëveshjet.

Kurse, kryetari i degës së Vetëvendosjes në Viti, Salih Salihu tha se subjekti që përfaqëson, angazhohet për nji shtet të së drejtës.

Javën që lamë mbas, edhe dy anëtarët e kryesisë së Nismës, Xhevat Bislimi dhe Bajram Ajeti i janë bashkue kësaj Lëvizje.