NISMA e ‘godet’ fort Vetëvendosjen, qe për çka!

Grupi Parlamentar i Nismës për Kosovën, ka thanë se opozita do duhej që kthimin në Kuvend me kushtëzue me heqjen nga rendi i ditës i dy marrëveshjeve atë për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Nji deklaratë për media deputetët e Nismës vlerësojnë se partitë opozitare për kundër dallimeve të mëdha që kanë pasë dhe kanë, kthimin në Kuvend asht dasht me kushtëzue me heqjen e këtyne dy marrëveshjeve.

Mbas dy muejve bojkot dje Vetëvendosje i asht kthye Kuvendit, ndërsa dy paritë tjera AAK e Nisma vazhdojnë me bojkotue Kuvendin.

Deklarata e plotë e GP të Nismës:

A do te duhej te kthehej opozita ne kuvend, nëse themi po, duhet të kthehet opozita në Kuvend pas një proteste të gjatë e pothuajse të pa shembull në historinë e parlamentarizmit demokratik, ngase gjithë ajo përpjekje e cila ishte një “sui generis” në historinë e demokracisë parlamentare, është bërë për çështje të një rëndësie të veçantë për kombin e shtetin. Konsideroj që kthimi pa arritur as një garanci, se do të hiqeshin nga rendi i ditës nga ky mandat qeverisës, dy marrëveshjet e trajtuara si kauzë nacionale, do të ishte disfatë më e madhe për opozitën sesa vazhdimi i bojkotit.

Opozita me gjithë dallimet që ka dhe që i ka pasur që nga fillimi, është dashur që kthimin në Kuvend ta kushtëzonte, se paku me heqjen dorë të koalicionit qeverisës nga çdo përpjekje për miratimin e marrëveshjeve në fjalë. Kthimi i opozitës në punët e Kuvendit në mënyrë parciale si po tenton LVV-je, është shkuarje siç thotë populli “si capi të kasapi”. Ndryshe kjo do të thotë mungesë e konsistencës politike.

Pse është mungesë e konsistencës politike?

Është mungesë e konsistencës politike, se kthimi në institucionin që jo pak herë u tha se e ka humbur legjitimitetin, ajo vetë po ua kthen legjitimitetin?! Po ua jep mundësin që edhe më prezencën e opozitës t’i merr vendimet e kontestuara që sa kohë nga ajo, madje qoftë edhe vetëm më kthimin e legjitimitetit të institucionit të delegjitimuar, është disfatë e gjunjëzim? Dhe jo vetëm kaq, por ajo po kthehet e copëzuar, mu për ato çështje që ishte bashkuar! Kështu “shpresëmadhja” e “luftarakja” e vetëshpallur si shpresë e vetme e “bashkimit kombëtar”, po kthehet në gjirin e të shpallurve jo vetëm njëherë si “tradhtarë” e “kriminelë”! Nuk e di nëse kësaj i thonë koherencë e konsistencë në politikë?!

Nëse keni vendosur të kthehuni, kthehuni dhe vazhdoni lojën demokratike të numrave. Kthehuni dhe vazhdoni luftën si në filmat vizatimor të “maces e të miut”! Kthehuni, se tek e fundit për miun nuk ka armik më të fuqishëm se macja!

Opozita do të duhej të kthehej, por jo kështu e çakorduar dhe e bërë “pikë e pesë” nga “gjeneralët” e protestave në rrugë!