NISMA fiton ‘luftën’ me KQZ’n. Bazajt nuk i lejohet tërheqja nga gara (dokument)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratue ankesën e Nisma’s në të cilën thuhet se KQZ ka anulue jashtëligjshëm largimin nga gara për kryetar komune të Naim Bazajt, kandidat i pamvarun.

Në dokumentet e sigurueme nga Indeksonline thuhet ndër të tjera se KQZ asht e detyrueme me rishqyrtue persëri vendimin e saj për tërheqejn e këtij kandidati.

“PZAP-i, bazuar në dispozitat ligjore të nenit 3. Par. 8 të Rregullave dhe Procedurave të PZAP-it, ankesën e parashutuar nga subjekti NISMA, me datën 18.11.2016, e ka trajtuar si apel, pasi që ka konsideruar se ankesa e dorëzuar, do të trajtohet në mënyrë më të duhur si apelim, prandaj PZAP-i, tani e tutje në këtë procedurë ankesën e larptëmenrudr do ta trajtoj dhe procedoi si apel ndaj vendimit me numër 1076/2016 i datës 18.11.2016 të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e PZAP’s.

Ndryshe, ka disa ditë që Naim Bazaj, kandidati i pamvarun për kryetar të Komunës së Drenasit, asht  largue nga gara.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, pati konfirmue se kandidati në fjalë asht tërheq nga gara për këtë komunë.

Bazaj ishte kandidat për kryetar të Drenasit, në zgjedhjet që pritet të mbahen me 4 Dhetor.

 

1-vendimi

 

2-vendimi

 

3-vendimi