NISMA garon e vetme në krejt komunat për zgjedhjet lokale

nismaaaaaa

Nisma për Kosovën asht në fazën përfundimtare të caktimit të kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale.

Zyrtarë të kësaj partie bajnë të ditun se zyrtarizmi i kandidatëve ka m’u ba mbrenda afateve të parapame.

Kjo parti, e cila në zgjedhjet e fundit nacionale ka qenë në koalicion parazgjedhor së bashku me AAK’n e PDK’n, në zgjedhjet komunale ka me garue e vetme.

Anëtarja e kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thanë për lajmi.net se ata kanë me garue në të gjitha komunat. Bajrami ka ba të ditun se janë tue punue me të gjitha strukturat e partisë për me caktue edhe emnat e kandidatëve më të cilët kanë me garue.

Deri tash kjo parti ka zyrtarizue Zafir Berishën kandidatë për kryetarë të Prizrenit. Nisma për Kosovën aktualisht qeverisë në komunën e Malishevës me Ragip Begaj.

Zgjedhjet e rregullta lokale kanë m’u mbajt më 22 Tetor.