NISMA goditet perseri. Qe kush jep dorëheqje tash!

nismaaa

Mbas nji debati të gjanë rreth zhvillimeve të fundit në këtë subjekt dhe kundërshtimin që i ka ba kryetari dhe kryesia e partisë NISMA, dega në Drenas, rreth vendimit të organeve qendrore për koalicion të njianshëm me AAK’n, ky Këshill aprovoi dorëheqjen e Kryetarit të NISMA për Kosovën,dega në Drenas, Izet Ibrahimi.

Së bashku me dorëheqjen e kryetarit Ibrahimi, dorëheqje të parevokueshme dhanë edhe anëtarët e këshillit Iniciues (Kryesia e NISMA për Kosovën – Drenas), të cilët nga sot pushojnë aktivitetin e tyne në NISMA për Kosovën, thuhet kështu në nji njoftim të dërguem nga kryesia e Nisma Për Kosovën në Drenas, dhe kryetari i kësaj dege.

Në shenimin sqarues të dorëheqjes thuhet se dega në Drenas e NISMA’s nuk pajtohet me koalicionin AAK/NISMA.

“Koalicioni AAK/NISMA vjen si shembje e shpresës se qytetareve për nji opozitë të bashkueme e cila do ta ndryshonte qeverisjen në vend, dhe njikohësisht tue e konsideru se veprimet pa debat të gjanë me degët dhe nëndegët, dhe nga vendimet e nga dy apo tre persona janë të ngutshme dhe i sherbejnë këtij pushteti,
Na nuk deshirojmë që të bahemi pjesë e këtyne pazareve”, thuhet në këtë njoftim.

Komunikimi me media dhe qytetarë nga dega e NISMA në Drenas përfundon me njoftimin për shuemjen e kësaj dege në këtë komunë.

“Tue falënderue të gjithë aktivistët, strukturat rinore, anëtarët e kryesisë dhe këshillit, dhe gjithë qytetaret e Drenasit në angazhimin e tyne për ndryshim dhe në besimin që i kanë dhane kryetarit z.Izet Ibrahimit dhe strukturës se iniciativës Qytetare për Drenasin ( me vonë NISMA për Kosovën) , na ju njoftojmë së nga sot pushon aktiviteti në këtë degë dhe shpallët e shpërbame”.

 

nismadrenass