NISMA hap fushatën në Drenas, Limaj: Ndryshimi ka ardhë në Drenas

NISMA për Kosovën prezentoi sot kandidaturën e Isa Xhemajlajt për kryetar të komunës së Drenasit me premtimin se në rast të zgjedhjes së tij, Drenasi nuk ka me qenë komuna ma e varfën në Kosovë.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të NISMA’s, Jakup Krasniqi dha arsyen pse NISMA ja ka besue kandidaturën Isa Xhemajlajt.

“Në çdo moment të randësishëm të vendit, Isa e ka dhanë kontributin e tij. Në kohën ma të vështirë, ai ka qenë mësues tue i mësue fëmitë, mandej njani nga ushtarët e parë të UÇK’s dhe sot vazhdon me qenë zyrtar në Ministrinë e FSK’s dhe kjo asht arsyeja që ky njeri asht njeriu i duhum për me qeverisë Drenasin”, tha Krasniqi.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në hapjen e fushatës për zgjedhjet për kryetar të Drenasit, ju ka ba thirrje qytetarëve që të votohet për kandidatin e NISMA’s, Isa Xhemajlaj.

Limaj tha se nuk kemi asnji dilemë që ndryshimi ka ardhë në Drenas.

Isa Xhemajlaj u shpreh se ‘qeverisjes së keqe në Drenas i ka ardhë fundi’.