Nisma: Kuvendin s’po e udhëheq Adem Mikullovci, por Vetëvendosja

Të Hanën pritet të mbahet vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, por ende nuk dihet nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka me marrë pjesë.

Kryesuesi i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, po del me qentë shkaktar i moskonsolidimit të Kuvendit të Kosovës.

Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovës ka thanë për “Indeksonline” se Mikullovci po udhëheqë në bazë të logjikës së Vetëvendosjes, prandaj PAN’i nuk vepron në bazë të “tekeve” të VV.

Simbas tij, po t’i respektonte Mikullovci rregullat dhe të konsultohej me partitë për seancë, konstituimi kishte me përfundue moti.