NISMA me 7 Maj e mban Kuvendin Zgjedhor në Gjermani

limajnisma

NISMA për Kosovës ka njoftue se ka me shtri aktivitetin e saj edhe në Europë, tue paralajmërue mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor në Gjermani me 7 Maj.

Përmes nji komunikate, NISMA bani të ditun se mbas nji pune të palodhshme të përfaqësuesve të saj për zgjanimin dhe afrimin e mërgimtarëve rreth saj, Kuvendi ka me qenë i frytshëm i kësaj partie.

Lexone njoftimin e plotë të NISMA’s:


NISMA PËR KOSOVËN NË EUROPË, MBAN KUVENDIN ZGJEDHOR NË GJERMANI
NISMA për Kosovën në Evropë, aktivitetin e saj politik e ka shtrirë edhe në 7 shtete të Evropës, mbase edhe do të jetë zëri dhe koncepti i saj politik ,do të fuqizohet edhe në shtetet tjera.
Pas një pune të palodhshme të përfaqësueseve të Nismës për Evropë, për zgjerimin dhe afrimin e shumë mërgimtarëve rreth Nismës, do të jetë një rezultati i frytshëm ku do të reflekton me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor dhe zgjedhjen e Kryesisë së saj, Nismës për Evropë.
Koordinatori i Nismës për Evropë, Kadri Gërvalla i përgëzoi të gjithë aktivistët e Nismës, që për një kohë shumë të shkurtër arritën të organizohet, e të fuqizohet, madje edhe t’i shtrij rrënjët e saj si subjekt i ri politikë edhe në mesin e adhuruesve mërgimtar me qëllim që në mërgatë të jetë si alternativa e ndryshimit në interes të tyre dhe të Kosovës.
Në këtë Kuvend do të jenë prezent edhe strukturat e kryesisë së NISMËS nga Kosova, delegat dhe shumë mysafirë të tjerë.
KUVENDI ZGJEDHOR I NISMËS PËR EVROPË, do të mbahet në GJERMANI. DITË E SHTUNË, 7 MAJ 2016, ORA 19:00.
Adresa: GROSBOTTËAR 71723,- HEILBRONNER STRASSE. 61