Nisma: Në proteste kane me qenë edhe simpatizantët Lëvizjes Vetëvendosje

Edhe pa Vetëvendosjen, partitë opozitare presin pjesëmarrje masive në protestën e 14 Majit.

Madje disa nga thote se protestes kane me iu bashkue edhe votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse krenet e kësaj partie kanë vendos që mos me qene pjesë e protestës së Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën beson që votuesit dhe mbështetësit e VV kane me marre pjesë në protestë, sepse asht në natyrën e mbështetësve të VV’s, që të marrin pjesë në protesta kundër Qeverisë.

Sherifi thotë për KosovaPress se nuk mundet me marrë me mend që ne nji ditë kur protestohet kundër kësaj Qeverie, përkrahësit e VV’s kane me qendrue në shtëpi.

Unë mendoj që VV ende ka kohë që të rreshtohet përkrah protestave. Ende ka kohë që t’i bëjë ftesë anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve të saj të marrin pjesë në protestë. Mirëpo, mendoj që protestuesit e VV –së, anëtarët simpatizantët, votuesit e VV, gjithsesi do të marrin pjesë. Së paku besoj që do të marrin pjesë, sepse ata nuk mund të besoj që do të ketë një protestë në një ditë të mirë në Prishtinë, më 14 maj dhe ata rrinë në shtëpi, duke pas parasysh që të gjithë janë kundër këtij regjimi, kundër kësaj Qeverie, kundër kësaj forme të mbajtjes së pushtetit me dhunë. Sepse tani ata po e mbajnë pushtetin me forcë, kjo qeveri. Mendoj që ata edhe nëse nuk i fton VV, nuk i ftojnë drejtuesit e tyre, unë pres që një numër i konsiderueshëm i tyre të marrin pjesë. Jo për hatër tonë, as për hatër të VV, po thjeshtë të japin kontributin e tyre kundër kësaj qeverie. Pres dhe jam shumë optimist se edhe një numër prej tyre do të marrin pjesë“, tha Sherifi.

E lidhun me kete, Frashër Krasniqi nuk u prononcue tue thane se nuk do me i komentue deklaratat e tilla.

Nuk po dua t’i komentoj as këto deklarata, as asgjë që ka të bëjë me protestën e 14 majit, pasi që i kemi thënë të gjitha në lidhje me këtë“, ka pohuar ai.

Lidhun me këtë temë nuk kanë dashte me fole as në AAK./KosovaPress/