Nisma për Kosovën për sulmin në Bruksel: Sulme barbare drejtuem kundër vlerave njerëzore

Nisma për Kosovën i ka dënue sulmet terroriste që ndodhën sot në Bruksel.

Kjo parti i ka vlerësue si sulme barbare të drejtueme kundër vlerave njerëzore.

Nisma për Kosovën sulmin e sotëm terrorist në Bruksel në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, vlerëson se është sulm barbar i drejtuar kundër jetës së njerëzve të pafajshëm, kundër vlerave njerëzore dhe evropiane, kundër lirisë, demokracisë dhe projekteve te qytetarisë Evropiane për paqe globale.
Në këtë ditë të rëndë për qytetarët e Brukselit e të Evropës, qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbje të thellë me qytetarët e Belgjikës.
Jemi të bindur se asnjë formë e terrorizmit, që po lëndon dhe shkakton viktima të dhimbshme e të pa fajshme kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat e civilizimit evropian.
Solidarizohemi dhe Ju shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, qytetarëve e shtetit të Belgjikës, që sot mbeten pa më të dashurit e tyre.
Nderim e përulje për viktimat e pafajshme!”, – thuhet në komunikatën Nismës.