NISMA: Ratifikimi i demarkacionit shkakton krize sigurie në vend

Përveç Lëvizjes Vetëvendosjes, edhe partia tjetër opozitare NISMA për Kosovën, ka me kundërshtue ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo parti asht në pritje që mazhoranca e tanishme politike me pranue se kanë ba gabim dhe me shpallë këtë marrëveshje të pavlefshme për me u hap rruga dhe me fillue nji proces i ri për nji marrëveshje të re.

Anëtari i Kryesisë së NISMA’s, Bilall Sherifi, tha për Indeksonline se ratifikimi i kësaj marrëveshje kishte me thellue krizën politike në përmasa të nji krize të sigurisë në vend.

Do të bënin gabim të rëndë, sepse konsideroj që ratifikimi i kësaj marrëveshje krizën politike do ta thellonte në përmasa të një krize të sigurisë së vendit. Cilat do të jenë mënyrat e kundërshtimit do t’i bëjmë publike në kohën e duhur”, ta Sherifi.

Simbas tij,demarkacioni sigurisht që ka me u ba, por jo ashtu si asht ba me këtë marrëveshje. Ai shtoi se asnji arsye nuk egziston që vizat me u ndërlidh me demarkacionin.