NISMA tregon nëse janë vendosë emnat e ministrave të ardhshëm

Gjatë ditës së djeshme u nënshkrue koalicioni mes PAN’it dhe AKR. Ky koalicion, tashma në vete numëron vota të mjaftueshme për formimin e qeverisë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes nga liderët e partive pjesëmarrëse në koalicion, janë nda edhe dikasteret mes tyne.

Njanës prej partive pjesëmarrëse në koalicion, NISMA për Kosovën, si pjesë të marrëveshjes i janë nda tri ministri.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ministritë që i takojnë NISMA’s nga kjo marrëveshje.

E, edhe pse ministritë janë nda, NISMA, ende nuk ka vendosë se kush ka me i udhëheqë këto ministri.

Kështu së paku tha për Indeksonline, ish deputetja e NISMA’s, Valdete Bajrami.

“Nisma për Kosovën ashtu siç jeni të njoftuem tashma ka m’i pasë 3 ministri, ndërsa se kush ka m’i drejtue ato ende nuk asht vendos. Në momentin që t’i kemi emnat keni me u njoftue me kohë”, tha Bajrami.