NISMA’s iu bashkuen 2 nëndegë të PDK

nismaaaaaa

NISMA’s për Kosovën iu kanë bashkue dy nëndegë të Partisë Demokratike në komunën e Lipjanit.

Përmes nji statusi në rrjetin social Facebook, kjo parti njoftoi për dy anëtarësime të reja, nga nëndega e fshatit Varigoc dhe ajo e Bregut të Zi.

Lexone postimin e plotë:

Anëtarësimet e reja nuk kanë të ndalur, edhe 2 nëndegë të PDK-së në Lipajn kanë kaluar në NISMA
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë, kanë zhvilluar takime me strukturat e nëndegëve të NISMA’s në Lipjan.
Gjatë ditës së sotme NISMA’s i është bashkuar e gjithë nëndega e PDK-së në fshatin Varigoc, dhe tërë nëndega po e PDK-së, në fshatin Bregu i Zi.
Kryetari Limaj, bashkë me anëtarin e kryesisë së NISMA’s, njëherit kryetarin e NISMA’s në Lipjan, Heset Sahiti, kanë shpërndarë edhe libreza të anëtarësisë, për shumë të rinj nga këto dy fshatra që sot ju bashkuan Nisma’s në Lipjan.
Në mesin e atyre që sot ju bashkuan NISMA’s në Lipjan, kishte edhe anëtarë të deritanishëm të LDK-së dhe LVV-së.