NISMEN e godet perseri termeti. Qe kush iki tash!

nismaaaaaa

Dorëheqjet në degën e Nismës për Kosovën në Drenas nuk kanë të ndalun.

Mbas dorëheqjes së kryetarit të kësaj degë Izet Ibrahimit dhe anëtarëve të Këshillit Iniciues të kësaj partie, para pak çastesh ka dhanë dorëheqje edhe nënkryetari i Nismës, dega në Drenas, Shemsi Elezi.

Ai në nji prononcim për ORAinfo ka thanë se ka dhanë dorëheqje mbasi asht i pakënaqun me koalicionin e arritun ditë me parë mes Nismës dhe AAK’s.

“Ka qenë vendim i nxituem dhe për këtë nuk asht pyet askush”, ka thanë Elezi.

Me vendimin për hymje në koalicion parazgjedhor me AAK’n, nuk asht pajtue as kryetari i degës së Nismës në Viti, Xhevati Bislimi i cili ditë ma parë ka dhanë dorëheqje nga kjo parti.

 

shemsielezi