Nismën për Kosovën e braktisi edhe kjo degë

limajnisma

Mbas largimit të Xhevat Bislmit nga Nisma, që ishte sekretar për Marrëdhanie me Publikun, edhe dega e Nismës në qytetin e Vitisë u largue përfundimisht.

Dega e Nismës në Viti përmes nji njoftimi bani të ditun se kanë shue aktivitetin e saj në këtë qytet.

Kjo asht komunikata e plotë:

Këshilli themelues i Degës së NISMA-s për Viti mbajti sot një mbledhje të përbashkët me gruan dhe rininë e NISMA-s për Viti me një pikë të vetme të rendit të ditës: Dorëheqja dhe largimi i kësaj dege nga NISMA për Kosovën. NISMA e Vitisë ishte kundër koalicionit parazgjedhor me AAK-në (!), i cili kishte qëllim themelor prishjen e Opozitës së Bashkuar dhe “shpëtimin” e qeverisë antikushtetuese të Isa Mustafës!! Prandaj, në mbledhjen e sotme u mor vendim unanim për dorëheqje dhe largim përfundimtar nga iniciativa NISMA për Kosovën.
P.S.
Nëse dikush do të përpiqet dëshprueshëm (si në Drenas!) ta rithemelojë degën e NISMA-s në Viti i urojmë sukses!
Viti, më 1 Maj 2016
Këshilli themelues (Kryesia e përkohshme për Viti), Kryesia e rinisë dhe Kryesia e gruas për Viti.