Nismës i bashkohet nji anëtar i nji partie minoritare

Ende nuk asht formue qeveria dhe aderimet nëpër parti nuk kanë të ndalun.

Sot Nismës për Kosovën i asht bashkue nji anëtar i Kryesisë së partisë Demokratike të Ashkalijve në Kosovë (PDAK) dhe njikohësisht kryetar i degës në Lipjan, shkruen arbresh.info.

Limon Ramadani ka dhanë dorëheqje të parevokueshme nga PDAK, për me ju bashkue Nismës.

“Që nga sot, kam vendosur që aktivitetin dhe angazhimin tim politik ta orientoj në NISMA për Kosovën ku me kënaqësinë time më të madhe po i bashkëngjitëm kësaj partie”, ka thanë Ramdani.