Nitaj: Ramushi s’mundet m’u kushtëzue nga çfarëdo grupi politik, shqiptar apo serb!

Zadhanësi i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, ka thanë se Ramush Haradinaj mund të jetë njani prej politikanëve më bujar në Kosovë, por që simbas tij bujaria e tij nuk mundet me shkue deri aty sa të mundet me pranue me qenë i kushtëzuem nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës.

 

Ky asht postimi i plotë i Muharrem Nitajt në Facebook:

 

Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë.

Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ai për hirë të një stabiliteti politik, ka bërë kompromise të mëdha në dëm të partisë që e drejton, por këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij.

 

Shperndaje në: