Niveli i detit po rritet ma shpejte se sa asht mendue!

2500

Niveli i detnave mundet me u ngrite shume ma shpejte se sa asht mendue ne dekaden qe po vjen, simbas hulumtimeve te fundit ne Antarktik, ku situata me akullin ka nis me u lekund.

Kombet e Bashkueme paten parashikue qe niveli i detit kete shekull me u rrite jo ma shume se 1 meter, por nuk kane parapa qe Antarktika qe dukej stabile me masat e akullit me ja nis me u shkrie.

NationalGeographic

Simbas studimit te botuem ne revisten Nature, shkrimja e akullit n’Antarktika ka me dyfishue nivelin e rritjes se detit, prej 1 ne 2 metra deri me 2100, nese emisioni i karbonit n’ajer nuk ndalet.

Kjo ka me qene katastrofe per qytet qe jane buze deti. thote profesori Robert DeConto, nga Universiteti i Massachusetts Amherst.

Keshtu, New York, Mumbai, Guangzhou, Miami, Boston bashke me qytete e Kine, Vietnam e Bangladesh, jane shume te rrezikueme nga kjo rritje e mundshme e nivelit te detit.

Mirepo, asht nji lajm i mire tha profesori DeConto, se po u nderpre emisioni i dioksid karbonit ne 0%, ky proces ndalet krejt. Qytetet pshtojne…/Guardian/