Njajtë si Demaçi, Veseli u premton xhudisteve seancë solemne

Kryetari Kadri Veseli priti sot në takim xhudisten botnore , Majlinda Kelmendi dhe fituesen e medalës së bronztë Nora Gjakova.

Tue lavdue punën e tyne, Veseli premtoi se asht i gatshëm me ndryshue secilin ligj, që ka me qenë në favor të tyne.

E mbas takimit, Veseli i ka ftue xhudistet me vizitue sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës, ku ju premtoi se ka me organizue nji seancë solemne mbas kthimit nga Olimpiada e Rio De Zhaneiro.
E pos falenderimit për pritjen, Majlinda Kelmendi nuk harroi me ja urue Veselit edhe postin e kryetarit të partisë.

Vlenë të theksohet se Kryetari i Kuvendit, patë premtue seancë solemne edhe për datëlindjen e aktivistit për çashtje kombëtare, Adem Demaçi por që nji premtim të tillë nuk u përmbush.