Njerëzit ma të afërt të Mustafës s’do të jenë deputetë, qe kush janë ata!

Sokol Havolli, Vlora Dumoshi , Arban Abrashi, Bajram Gecaj, Skënder Hyseni, Imet Rrahmani, Bardhyl Meta, Hykmete Bajrami, Valon Murtezaj e të tjerë duket se nuk kanë me arritë me fitue postin e deputetit.

Edhe pse ende nuk kemi nji rezultat përfundimtar të zgjedhjeve të 11 Qershorit, tue i pasë parasysh të dhanat e deritashme nga Degët e LDK’s del se votuesit e LDK’s ndëshkuen kandidatë të favorizuem të kryetarit Mustafa, ndërkaq shpërblyen me votë ata që ishin kundër koalicionit me PDK’n.

Ajo që mund të thuhet tashma asht fakti se “kundërshtarja” ma e madhe e Isa Mustafës dhe e koalicionit me PDK’n, Vjosa Osmani, tashma ka me qenë jo vetëm femna ma e votueme më 11 Qershor por do të jetë kandidatja e dytë, mbas Avdullah Hotit me mbi 60 mijë vota.

I votuem poashtu del me qenë edhe Anton Quni, si dhe dy figurat e reja në LDK, Lumir Abdixhiku e Driton Selmanaj.