Njeriu që po kercënon botën, tutet prej diçkaje që s’jau merr mendja

Diktatori i Koresë së Veriut asht aq paranojak sa tuta se mundet me u helmue ban që të kontrollohet me imtësi çdo gjethe e sallatës jeshile, përpara se të konsumohet prej tij.

Autoritetet ma të nalta në vendin komunist i kontrollojnë të gjitha perimet e rrituna në fermën e tij, tue e përdorë nji mikroskop, para se ushqimi me përfundue në enë.

Nji burim mbrenda Koresë së Veriut ka zbulue procesin e përpiktë mbrenda fermës, mes spekulimeve se Kim Jong Un, 32 vjeç, asht tue zhvillue nji fobi ndaj zarzavateve.

Burimi tha se vetëm persona shumë besnikë ndaj partisë lejohen me punue në këtë fermë.

“Tana produktet kontrollohen me mikroskop çdo ditë. Ka nji njësi speciale për këtë qëllim”, tha ajo.

“Inspektorët duhen me qenë të papërlyem dhe duhen me pasë diplomën e universitetit mjekësor. Ata shpenzojnë minuta të tana me nji gjethe marulle”.