Nji 15 vjeçar arrestohet mbas sulmit me acid në Londër që plagosi 6 njerëz

Policia e Londrës ka njoftue se 6 qytetarë janë lëndue nga nji sulm që ka ndodhë me “nji landë të damshme”.

Siç raporton BBC, sulmi ka ndodhë në stacionin e metros në Stratfort, që gjendet në lindje të Londrës.

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhë rreth orës 20:00 simbas kohës lokale, ndërsa kishin marrë njoftime se nji grup i mashkujve gjuenin qytetarët me substancë të dyshueme, e cila besohet të jetë acid.

Në ndërkohë, The Guardian shkruen se asht arrestue nji 15 vjeçar lidhun me këtë sulm.

Shperndaje në: