Nji çift shqiptarë po akuzohet për terrorizëm për sulmin e Nices!

Zyra e prokurorit në Paris mbramë vonë ka njoftue se ka paraqit akuza për terrorizëm kundër pesë bashkëpunëtorëve të sulmuesit me kamion në Nicë, i cili i ka vra 84 vetë dhe i ka plagos qinda të tjerë.

Prokurorët thanë se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouaiej Baouhlel, i cili në vendin e ngjarjes ishte vra nga policia më 14 Korrik, dhe bashkëpunëtorët e tij, duket se për disa muej e kishin përgadit sulmin.

Zyra e prokurorit, Francois Molins, që i mbikëqyrë hetimet për terrorizëm, i ka angazhue ma se 400 hetues në këtë rast dhe i ka paraqit nji varg të akuzave kundër pesë të dyshuemve, perfshi bashkëfajësi për vrasje dhe për posedim të armatimit të ndërlidhun me ndërmarrje terroriste.

Të dyshuem janë pesë vetë, përfshi shqiptarin, Artan H., dhe bashkëshorten e tij, Enkelejda Z., e cila ka shtetësi franceze dhe shqiptare.

Për këtë sulm pergjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.