Nji deputet i PDK’s kërkon prishjen e koalicionit me LDK’n

Nji deputet i PDK’s po kërkon zgjedhje të reja dhe prishjen e koalicionit me LDK’n. Shukri Buja po thotë se propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm asht i dështuem për shkak se i ngarkon bizniset e qytetarët dhe s’i plotëson kërkesat e veteranëve. Buja ka thanë se në zgjedhje duhet shkue, sepse Qeveria ka dështue me zhvillim ekonomik, me mosvotimin e Demarkacionit dhe me Asociacionin.

Shukri Buja, deputet i PDK’s, po e sheh si zgjidhjen e vetme aktuale politike prishjen e koalicionit me LDK’n dhe shkuemjen në zgjedhje të reja.

Madje, Buja, ka thanë se buxheti i propozuem nga Qeveria dhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti nuk i plotëson kërkesat e veteranëve, ndërsa ngarkon edhe ma shumë qytetarët me taksa.

“Shpresoj qe të harmonizohet projektbuxheti i propozuem. Nëse nuk ndodh nji gja e tillë, atëherë ka me pasë vështirësi të kalohet ky buxhet në Parlament”, ka paralajmërue Buja.

“Buxheti i rritun jashtë normave ka rrezik me i ngarkue qytetarët e Kosovës dhe bizniset, për shkak të trysnisë që ka me ju dy palëve për me akumulue të hyra, në mënyrë që të mbërrihet buxheti i planifikuem”, ka shtue ai.