Nji deputet nuk u regjistrue në Kuvend

Edhe tre deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI, kanë krye sot procesin e regjistrimit, tue arritë në numrin prej 119 deputetëve të regjistruem.

Kësisoj, ka mbetë vetëm edhe nji deputet, i cili nuk  asht regjistrue ende.

Kuvendi i Kosovës njofton se deputeti i vetëm, i cili ka mbetë i paregjistruem ka me kry këtë procedurë nesër.