Nji ditë mbas zgjedhjeve – Për çka po protestohet në Gjermani? (video)

Mbas shpalljes së rezultateve të anketave mbas mbylljes së vendvotimeve në Gjermani, shihet se partia ultra djathtiste AfD ka fitue 13.5 për qind të votave, gja që në këtë moment e ban partinë e tretë ma të fort në Bundestag.

Në mënyrë që të shprehin pakënaqësinë ndaj politikës së tyne, qindra njerëz janë mbledhë para selisë së AfD në Koln, ku anëtarët e partisë festojnë rezultatin zgjedhor.

Tue marrë parasysh se protestuesit ishin afrue vetëm rreth 50 metra, festimi zhvillohej nën mbikqyrje të rreptë të policisë speciale në mënyrë që të mos vjen deri te konflikti në mes të protestuesve dhe anëtarëve të partisë.