Nji e treta e gjermanëve duen largimin nga BE

Nji hulumtim i publikuem dje tregon se nji e treta e gjermanëve duen që shteti i tyne me u largue nga Bashkimi Europian, raporton Reuters.

Nji nga arsyet kryesore besohet me qenë numri i madh i refugjatëve dhe emigrantëve që nga viti i kaluem kanë hy në Gjermani dhe pako ndihmëse për nxjerrjen e Greqisë nga borxhet e shumta.

Simbas sondazhit të ‘YouGov’ që asht realizue për gazetën gjermane, ‘Handelsblatt’ tregon se, vetëm 54% e gjermaneve duen që shteti i tyne me mbetë në BE, derisa 29% e të tjerëve kishin me votue për daljen e Gjermanisë, nëse kishte me u mbajtë nji referundum.