Nji femën ka me zavendësue Bekim Çollakun në Ministrinë e Integrimit Europian, qe kush?

Mbas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, edhe Ministria e Integrimit Europian ka mbetë pa ministër.

Bekim Çollaku ka dhanë dorëheqje të Premten nga pozita e ministrit, për të shkue te presidenti Hashim Thaçi, si këshilltar i tij. Partnerët e koalicionit, PDK e LDK, ende nuk kanë diskutue për zavendësimin e tij. Radio Kosova merr vesh se në krye të kësaj ministrie pritet me qenë nji femën.

Burime të Radio Kosovës mbrenda Partisë Demokratike të Kosovës, bajnë të ditun se emni që ma së shumti po përfolët për ta zavendësue Bekim Çollakun, asht Mimoza Ahmetaj. Ish ambasadorja e Kosovës në Bruksel, mbrenda strukturave të PDK’s e ka në konkurrencë për këtë post edhe nënkryetarin Uran Ismailin dhe zavendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Gani Kocin.