Nji i armatosun mban peng 15 veta në Bruksel, këto janë detajet e fundit

Nji person i armatosun ka mbajtë peng rreth 15 persona në nji supermarket në Forest, në periferi të Brukselit, tha policia.

Nji dëshmitar okular i tha VRT, nji kanal televiziv lokal se incidenti ka ndodhë rreth orës 19:00, në supermarket “Carrefour”, tue pretendue se autori mbante nji thikë, shkruejnë mediat ndërkombëtare.

Mediat lokale thonë se ky nuk ishte nji akt terrorist, por ata dyshojnë në grabitje.

Simbas informatave të konfirmueme zyrtarisht për mediat e hueja, policia ka kapë rrëmbyesit e supermarketit mbrenda pak minutave.