Nji i vdekun dhe dy të plagosun nga nji shpërthim në Belgjikë

Nji person ka humbë jetën dhe dy të tjerë janë plagosë si pasojë e nji shpërthimi në nji palestër sportive në qytetin Chimay, në jug të Belgjikës.

Nga raportimet e agjencisë belge të lajmeve Belga, mësohet se në nji palestër sportive në orët e mesnatës ka ndodhë nji shpërthim për arsye ende të paqarta, raporton Anadolu Agency.

Si pasojë e shpërthimit ka humbë jetën të paktën nji person dhe janë plagosë dy të tjerë.