Nji i vdekun dhe nji i plagosun në Viti

Nji ngjarje tragjike në rrethana të dyshimta, ka ndodhë mbramë rreth orës 22:00 në katundin Budrikë të Epërme të Vitisë, ku për pasojë nji person ka mbetë i vdekun dhe nji tjetër i plagosun.

Ky rast me elemente të vdekjes së dyshimtë, ka nisë me u hetue nga Policia e Kosovës në Gjilan.

Rastin për Plus Tv, e ka konfirmue zadhanësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Dyshohet për një vdekje e dyshimtë si pasojë e përdorimit të armës aksidentalisht në një lokal atje, dhe ku një person tjetër ka mbetur i plagosur”, ka thanë Hashani.

Shperndaje në: