Nji i vdekun në aksident komunikacioni në Ferizaj

Nji person ka humbë jetën dhe nji tjetër ka marrë lëndime trupore si pasojë e nji aksidenti të ndodhun në katundin Gërlicë të Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e ka konstatue ekipi mjekësor, ndërsa, i lënduemi tjetër asht dërgue në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë ju asht lirue familjarëve për ceremoni mortore.