Nji i vramë dhe dy të plagosun në Reçicë të Tetovës

Mbramë rreth orës 23:30, në Reçicë të Tetovës, afër restorantit Kurtishi ka pasë krisma me armë zjarri, transmeton TetovaSot.

Nga burimet e sigurta për TetovaSot njoftojnë se dy personat H.K dhe M.H janë sjellë në spitalin Klinik të Tetovës me lëndime nga arma e zjarrit, mbas dhanies së ndihmës mjekësore dhe për shkak të lëndimeve të randa dhe serioze janë dërgue në Klinikat terciare në Shkup.

Në mjekësinë ligjore në Tetovë asht sjellë edhe trup i pajetë i nji mashkulli rreth 35 vjeç.