Nji imam dhe ndihmësi i tij qellohen për vdekje në New York

Nji imam dhe ndihmësi i tij u qëlluen për vdekje ndërsa po ecnin në nji rrugë në New York në bashkinë e Kuinsit, shkruen BBC.

Ata u qëlluen në kokë nga nji person që ju afrue nga mbrapa, tha zadhanësi i policisë.

U tha se imami Maulama Akonjee, 55 vjet, kishte ardh nga Bangladeshi dy vjet ma parë.
Simbas policisë, nuk kishte ende prova se burrat ishin vënë në shenjestër për shkak të besimit të tyne.