Nji lajm i keq vjen për heqjen e vizave për Kosovën!

Tanja Fajon, raportuese e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave në Kosovë, ka thanë se ka vendos që të shtyjë rekomandimin e saj për vënie në votim të heqjes së vizave për Kosovën.

“Kam vendos me shtye votimin për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën për në Shtator, tue pa se nuk ka progres të vërejtshëm në përmbushjen e kritereve të fundit, në veçanti me ratifikimin e demarkacionit të kufinit me Malin e Zi. Shpresoj që Parlamenti i Kosovës ka me ratifiku këtë marrëveshje sa ma shpejtë, para fundit të verës, në mënyrë që unë me procedue ma tutje deri në votim në vjeshtë”, ka thanë Fajon.