Nji lajm i madh për Kosovën vjen prej Serbie!

Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, ka thanë se partia e tij bashkë me Partinë Liberal-Demokratike të Cedomir Jovanovic’it, në Kuvendin e Serbisë ka krijue Grupin e përbashkët Parlamentar, sepse kanë pesë parime të perbashkëta, mes të cilave asht autonomia për Sanxhakun dhe njohja e pamvarësisë së Kosovës, raporton gazeta serbe “Blic”.

Ugljanin shtoi se SDA e Sanxhakut dhe LDP do të angazhohen edhe për integrimin e Serbisë në BE dhe në NATO, si dhe për përparimin e bashkëpunimit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Rreth këtyne gjanave jemi pajtue me Partinë Liberal-Demokratike dhe ky asht interesi ynë i perbashkët”, ka thanë Ugljanin.